Saturday, December 29, 2012

iPad 5 will be even thinner


Sipas burimeve të lajmeve në Taivan, DigiTimes pohon se Apple po punon për gjeneratën e re të iPad-ve, iPad 5, i cili do të jetë akoma më i hollë se modelet aktualë.
Gjithashtu thuhet se Apple do të reduktojë peshën e gjeneratës së ardhshme 9.7-inç të iPad-ve duke bërë kalimin nga teknologjia Dual LED Light Bar në një Led Light Bar të vetëm. Kjo do të ndihmojë në zvogëlimin e peshës dhe trashësisë së përgjithshme të pajisjes.
Teknologjia Dual LED Light Bar u prezantua fillimisht te iPad 3, i cili ishte iPad-i i parë me ekran Retina. Kjo teknologji ndihmonte në rritjen e qartësisë së ekranit.
Me sa duket, Apple mund të ketë gjetur një tjetër mënyrë për të siguruar të njëjtin nivel qartësie vizuale me vetëm një LED Light Bar.
Heqja e njërit prej LED Light Bar do të ndihmojë pajisjen të konsumojë më pak energji, kështuqë Apple arrin me një goditje të ketë një iPad më të hollë, që peshon më pak, dhe që ka një bateri që zgjat 10 orë.
Kjo do të ishte një lëvizje e shkëlqyer e Apple. Pritet që Apple ta prezantojë iPad 5 në 2013 me një kasë më të hollë dhe stil të ngjashëm me iPad mini-n aktual.
Ndërsa iPad mini 2 pritet që t’i shtohet ekrani Retina.

No comments:

Post a Comment